Telegrafi

Berisha garanci Reekerit: Zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë të lira

Gjatë vizitës Reeker kreu takime me dyer te mbyllura me krerët më të lartë të shtetit, me Presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Sali Berisha, me Ministrin e Jashtëm, Edmond Panariti dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.

Zyra për shtyp e kryeministrit bëri të ditur se biseda u ndal në përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend, transmeton BW.

“Berisha theksoi se realizimi me sukses i reformës zgjedhore ka bërë të mundur që sot Shqipëria të ketë një kuadër ligjor, zgjedhor, në të cilin janë reflektuar të gjitha rekomandimet e ODIHR-it”.

Në këtë kuadër, kryeministri nënvizoi se zgjedhjet do gëzojnë standardet e zgjedhjeve ndërkombëtare, të lira dhe të ndershme. /Telegrafi/