Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka ftuar krahas popullit opozitar edhe çdo socialist që t’i bashkohet protestës pasditen e së hënës, në orën 17:00, para sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë.
“E hëna është një ditë e madhe, është një ditë e bardhë, është dita juaj para parlamentit shqiptar. Kjo protestë është shpresë për çdo socialist që beson se partia e tij nuk mund të ketë një zë, një votë, një njeri, Edi Ramën”, tha Berisha, raporton TVKlan.
Sipas Berishës, Rilindja ishte përbindëshi që shkatërroi jo vetëm Shqipërinë, por edhe idealet e socialistëve dhe partinë e tyre.