Site icon Telegrafi

Berisha: Fotografia që publikoi deputetja Brovina paraqet barbarinë serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Foto: Arkiv

Pas publikimit të fotografisë ku shihet se si ushtarët serb e përdhunojnë një grua shqiptare gjatë luftës në Kosovë, ka pasur reagime të ndryshme.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se kjo fotografi paraqet barbarinë e monstrave të ushtrisë serbe.

Përmes një shkrimi në Facebook, Berisha tha se edhe qindra mijëra fotografi, video e dokumente paraqesin gjenocidin që kasapi i Ballkanit e ka bërë ndaj popullatës së Kosovës.

“Miq, kjo foto qe paraqet barbarinë serbe, përdhunimin publik të grave shqiptare nga monstra të ushtrisë serbe është një aktakuze e rëndë për gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit të pushtuesve mizor serb në Kosovë, te cilat kërkojnë drejtësi dhe kurrë nuk parashkruhen.

Por kjo foto dhe qindra e mija foto, video e dokumente si këto akuzojnë gjithashtu dhe heshtjen e pafalshme shqiptare ndaj gjenocidit dhe krimeve shtazore kundër njerëzimit që hordhitë e kasapit te Ballkanit kryen në popullatën shqiptare të Kosovës”, shkruan Berisha./Telegrafi/

Exit mobile version