Site icon Telegrafi

Berisha flet pas rikthimit në Përfaqësuese: Trajneri e di që është momenti im

Bernard Berisha është rikthyer në Kombëtaren e Kosovës pas një mungese.

Mesfushori anësor ka folur pas stërvitjes në konferencë për shtyp.

Anësori i klubit rus Akhmat Grozny ka thënë se është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë.

“Gjithmonë është kënaqësi të jem pjesë e Kosovës”, tha ai.

Lexo po ashtu Përfundon stërvitja e Kosovës, atmosferë e mirë para duelit me Çekinë

“Shpresoj të më jepet mundësia, duke e ditur që nuk më është dhënë në asnjë ndeshje zyrtare”, u shpreh Berisha.

“E kam pritur këtë moment. Trajneri e di që është momenti im. Shpresoj që do të luaj për Kosovën dhe shpresoj që do të arrijmë një fitore”, deklaroi pejani. /Telegrafi/

Exit mobile version