Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama për korruptimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal.
Gjatë mocionin debat në Kuvend, Berisha tha se opozita ka 13 pyetje për përfshirjen e kryeministrit Rama në çështjen McGonigal dhe paralajmëroi për kaos në vend nëse kryeministri refuzon të përgjigjet.
“I ka hyrë lepuri në bark dhe ka një frikë të tmerrshme se ka kryer krime të shëmtuara, kombëtare dhe ndërkombëtare. Mirë është të sillni një barrel këtu sepse i ka ra fuqia te këmbët”, tha Berisha.
“Ai sot bëri mirë që s’doli aty se nuk ka si të paraqitet aty para shqiptarëve me krimin e shëmtuar transatlantik që ka kryer. Jam këtu përr një sërë pyetjesh, janë 13 por duhet të jenë 130. Pa marrë përgjigje këto pyetje, Shqipëria do të ketë kaos, kaos dhe vetëm kaos. Përgjegjësia do të jetë mbi atë që pagoi vrasësin me pagesë të opozitës”, shtoi kryeministri.
“Zonja dhe zotërinj është e pashembullt që një vend partner t’i rekrutojë kryezbuluesin një vendi që udhëheq NATO-n dhe botën e lirë”, tha Berisha. /Telegrafi/