Deputeti i Nismës, Zafir Berisha, e quan “të sëmurë” idenë e Presidentit Hashim Thaçi, për pajtim ndëretnik.
Ai thotë e kjo ide, Kosovën e bën fajtore për luftën që ka bërë për liri.
“Sjelljet prej infantili të Hashimit në raport me Serbinë, na nxjerrë në një fushë që nuk kemi qen, e u pajtuar me dikë që as falje nuk ka kërkuar për gjenocidin që kanë bërë në Kosovë”, thotë Berisha,shkruan PrizrenPress.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë, ka mbledhur Këshillin Konsultativ për Komunitete, i cili ka mbajtur mbledhjen e përgjithshme. Ai në këtë mbledhje ka dal me idenë për pajtim ndëretnik.
“Ne mjaft kemi vuajtur prej urrejtjes e konfrontimeve, prandaj secili duhet të shikojë nga e ardhmja zhvillimore. Të gjithë duhet të fokusohemi që të ndodh pajtimi ndëretnik në Kosovë, si parakusht për jetë të përbashkët për zhvillimin e Kosovës, për krijimin e vendeve të reja të punës, për rritjen e mirëqenies sociale të çdo qytetari të Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Deputeti Berisha thotë ndërkaq se kjo ide e Thaçit është e sëmurë.
“Rrjedha logjike gjithmonë tregon se në rast të ndonjë mosmarrëveshje midis dy palëve, fajtori herët a vonë është i pari që kërkon fajle dhe pajtim”.
“Ideja e sëmurë e Hashmit për pajtim, na bënë fajtorë për luftën që kemi bë për liri! Edhe zakonet kanunore që Hasha i Burojës i përdor kur është në pyetje prapanica e tij nuk e arsyetojnë idenë e të bërit fajtor pa qenë”, ka thënë Berisha.