Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar Presidentin e ri të SHBA-së, Donald Trump. Sipas tij, me zgjedhjen e Trumpit, Shqipëria dhe SHBA-të do të kenë marrëdhënie të shkëlqyera.
Ndërkohë i kujton shefit të ri të Shtëpisë së Bardhë që të mos ndikohet nga deklaratat e Ramës.
Statusi i Berishës
Donald Trump zgjidhet presidenti i 45/te i SHBA!
Partia Republikane fiton shumicen ne kongresin e SHBA!
Te dashur miq, ne nje fitore historike dhe te jashtëzakonshme, Donald Trump u zgjodh president i 45-te i SHBA. Fitorja e tij eshte historike, pasi per here te pare zgjidhet president i SHBA nje personalitet, i cili nisi karrieren e tij politike me garen e suksesshme per ne Shtëpinë e Bardhe. Ne kete kontekst kjo fitore shenon nje fillim vertet te ri per vendin e madh te lirise!
Fitorja e Trump ishte e jashtezakonshme si per permasat e saj por edhe per faktin se ajo erdhi si tejkalim ne teresi i te gjitha parashikimeve, te cilat zgjedhesit amerikane, me vullnetin e tyre te lire arkivuan si te pa vlera.
Shqiperia dhe shqiptaret kane ne SHBA, mikun dhe aletatin e tyre me kreyesor. Me kete rast shpreh bindjen se marredheniet strategjike miqesore te shkelqyera midis Shqiperise dhe SHBA do njohin horizonte te reja dhe nuk do ndikohen nga deklarata si ato te kreut te ekzekutivit shqiptar qe shprehin thjesht dezekujlibrin e tij mendor. Prandaj dhe le t’i përcjellim ne te dashur miq, Presidentit te sapo zgjedhur urimet me te mira per sukseset me te medha ne udheheqjen e SHBA, por dhe botes se lire, ne paqe, siguri dhe prosperitet! Sb. /Telegrafi/