Site icon Telegrafi

Berisha e nis sesionin parlamentar me akuza ndaj mazhorancës: Qytetarët t’i shkurtojnë jetën parlamentit të krimit

LSA

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka rinisur sesioni e ri parlamentar sërish me akuza drejtuar ndaj mazhorancës, duke e cilësuar atë si të lidhur me mafian.

Ish-kryeministri iu bëri thirrje qytetarëve që bashkohen për t’i shkurtuar jetën këtij parlamenti.

“Iu ftoj të përfytyroni shpellën më të madhe të mafies. Drejtoni sytë këtu dhe kjo është më e madhja në botë. Ky parlament është i bazuar mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Lidhjet tuaja me bandat e krimit shkojnë në Meksikë e Bolivi. Keni dhunuar në mënyrën më flagrante, keni vjedhur votën e shqiptarëve. Shumica juaj duhet të jenë te Balili. Ky parlament është turpi i historisë. Për herë të parë një parlament voton për dyfishimin e pagave për deputetët dhe i le shqiptarët në gomone. I ftoj qytetarët t’i shkurtojmë jetën një parlamenti që nuk e meriton të ekzistojë. Një parlamenti që ka miratuar ligje dhe rregulla që ndihmojnë Serbinë e Madhe”, tha Berisha. /Telegrafi/

Exit mobile version