Site icon Telegrafi

Berisha: E merituam fitoren

Berisha thotë se Sigal Prishtina tani duhet të mendojë për sfidën e vështirë kundër Levskit. Ai mendon se dueli me Levskin, do të jetë shumë i rëndësishëm për fazën “final-four”.

“Mendoj se e merituam fitoren edhe pse ishte me fat. Ne me fajin tonë e çuam ndeshjen deri këtu, ku gjithçka u vendos në sekondat e fundit, por në fund të fundit rëndësi ka fakti që fituam. Tash na mbetet të përqendrohemi maksimalisht në sfidën me Levskin që do të jetë shumë e rëndësishme për fazën e ‘final-four’-it’”, ka thënë Berisha për RTK-në.

Ai ka folur edhe për gjuajtjet e lira në sekondat e fundit të ndeshjes. Berisha thotë se e ka humbur qëllimisht gjuajtjen e dytë, në mënyrë që t’ia humb mundësinë ekipit rumun për të mos kërkuar “time-out”.

“Tek rasti i gjuajtjeve të lira pas shënimit të gjuajtjes së parë qëllimisht nuk e dhashë të dytën, për të mos i dhënë mundësi rumunëve të marrin ‘time-out’ dhe të organizojnë aksion në 3 sekondat e fundit”, ka theksuar Berisha.

Sigal Prishtina sfidën e radhës e luan më 26 mars kundër Levskit të Bullgarisë. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version