Site icon Telegrafi

Berisha: Duhet të kemi një ligj për pastrimin e figurave publike

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka folur për ligjin e ‘lustracionit’ dhe për vetingun.

Berisha kërkoi që të ketë një ligj për pastrimin e figurave nga institucionet e vendit.

“Kemi shumë figura publike që po shantazhohen nga krimi i organizuar. Kisha kërkuar që ta mendoni ligjin e ‘lustracionit’, pra të kemi një ligj për ‘pastrimin e figurave’, pasi kjo gjë na ka bërë që të kemi një gjë jo të mirë për drejtësi, pasi për këtë është bërë shumë padrejtësi dhe po shantazhohen nga nëntoka”, u shpreh Berisha.

Ai po ashtu tha se Kosova duhet ta mendoj dhe çështjen e ‘Vetingut”, pasi sipas tij institucionet e vendit janë të  stërmbushura. /Telegrafi

Foto: Arkiv

Exit mobile version