Besart Berisha mund të rikthehet në kampionatin australian.
Sulmuesi nga Kosova u transferua verën e vitit të kaluar në Japoni tek Sanfrecce Hiroshima, por pa arritur të ambientohet me futbollin japonez.
Por e ardhmja e tij duket se do të jetë përsëri në kampionatin australian.
Mediat australiane kanë raportuar se Melbourne City janë skuadra më e interesuar për rikthimin e Besartit në Australi.
Berisha ka shprehur gatishmërinë për të luajtur sërish në A-League, kampionat në të cilin prishtinasi ka thyer shumë rekorde.
Në rast se do t’i bashkohej Melbourne Cityt, atëherë Berisha do të rivalizonte ish-skuadrën e tij Melbourne Victory.
Njëherit përveç derbit të qytetit do të kishte edhe një derbi shqiptarësh, pasi ditë më parë ishte Migjen Basha që u transferua tek Melbourne Victory. /Telegrafi/