Nuk ka shënuar me ndonjë ritëm të frikshëm, por Veton Berisha ka edhe cilësi të tjera dhe i ka treguar ato te Greuther Furth këtë sezon.
Sulmuesi 22-vjeçar u transferua verën e shkuar nga norvegjezët e Vikingut te Furth dhe që atëherë ka pasur rritje konstante, duke u bërë titullar fiks e duke shënuar 6 gola në kampionat deri tani (plus 4 pasime për gol).
Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e Hertha Berlinit, që ka nisur që tani punën për sezonin e ardhshëm dhe kërkon të ulë moshën mesatare të skuadrës.
Duhet kujtuar se Veton Berisha është një ndër lojtarët që së shpejti do të vendosë për të ardhmen e tij, sepse ka luajtur me moshat e Norvegjisë dhe është pjesë e kombëtares së madhe prej disa ndeshjesh, ndërsa tani e thërret Kosova.