“E kemi pritur shumë mirë organizimin e ‘Final-Fourit’. Besoj se e kemi merituar kemi qenë një ndër ekipet më të organizuar si nga ana e klubit, tifozët e të gjithë. Jemi shumë të emocionuar të gjithë nga kjo ngjarje, por besoj se secili lojtarë do të jap më shumë se 100 % në ndeshjet të cilat do t’i zhvillojmë”, deklaroi Berisha për Arenën. Tutje, Berisha ka parashikuar gjysmëfinale ndaj Galil Gilobas, si shumë të vështirë, por jo edhe të pamundur për ta fituar atë.
“Presioni tani mund të them se është shumë i madh. Do të jetë një ndeshje e vështirë, ata janë kampion në fuqi dhe kanë lojtarë me eksperiencë të cilët kanë luajtur në nivele të tilla. Por ne një plus i madh është tifozët të cilët i kemi kjo është shumë pozitive por ne do të japim maksimumin në parket dhe do të tregojmë se kemi lojtarë cilësor”, u shpreh Berisha. /Arena/Telegrafi/