Telegrafi

Berisha: Do të investohen 800 milionë euro në Pogradec dhe në Liqenin e Ohrit

Gazeta "Shekulli" e citon kryeministrin Sali Berisha, i cili paralajmëroi se investimet prej mbi 800 milionë euro do ta shndërrojnë Pogradecin dhe bregun shqiptar të Liqenit të Ohrit në qendër të theksuar turistike.

"Mjetet do të financohen edhe nga Gjermania", theksoi kryeministri shqiptar.

Objektet turistike janë të përfshira në programin "Ruajtje ekologjike e Liqenit të Ohrit", sqaroi Berisha dhe shtoi se sistemi i kanalizimit të Pogradecit do të ndërtohet sipas standardeve evropiane.

Ambasadori gjerman në Tiranë deklaroi se bashkëpunimi me Shqipërinë e tregon rëndësinë që ky shtet e jep si plus të vetin drejt stabilizimit të rajonit.

"Dëshirën e kemi që ta shikojmë Shqipërinë gjithnjë e më afër Bashkimit Evropian, përmes zgjerimit të infrastrukturës së saj", deklaroi ambasadori gjerman në Tiranë.