Site icon Telegrafi

Berisha: Do ta mposhtim Trepçën

Të dy skuadrat hyjnë në këtë duel pas dy fitoreve të arritura në dy xhirot e para të stinorit pranveror. Trepça ka mposhtur Dritën dhe Kosovën e Vushtrrisë, ndërsa Peja ka mposhtur RTV 21 dhe Sigal Prishtinën. Çka e bën më interesante këtë sfidë është edhe përballja e dy basketbollistëve më të mirë në Kosovë, Dardan Berishës dhe Drilon Hajrizit, që sigurisht se do të dhurojnë spektakël për adhuruesit e basketbollit kosovar.

“Pres një përballje shumë të vështirë dhe një atmosferë shumë të mirë pasi do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Unë jam shumë optimist që do të dalim fitues edhe pse nuk do të jetë e lehtë, pasi Trepça ka një ekip të mirë”, ka thënë Berisha.

I pyetur se a beson që skuadra e tij mund ta fitojë titullin e kampionit këtë vit, ai u shpreh: “Besoj qe po, pasi që jemi edhe në vendin e parë. Mendoj qe jemi ekipi më i mirë në ligë dhe për këtë arsye jemi favoritë për t’u bërë kampion”.

“Por, gjithçka varet edhe nga play-offi i cili është shumë i rëndësishëm. Ekipet tjera gjithashtu janë përforcuar shumë dhe rivaliteti do të jetë shumë i madh, por besoj që do ta fitojmë titullin”, ka thënë Dardan Berisha për Telegrafi.

Orari i ndeshjeve të BKT Superligës, xhiro e 17-të:

E mërkurë:

Vëllaznimi – Drita, 14:00
Trepça – Peja, 17:00
Sigkos Bashkimi – Kosova, 18:00

E enjte:
Sigal Prishtina – RTV 21, 20:00

/Telegrafi/

Exit mobile version