“Mendoj se do të jetë një lojë shumë e vështirë për ne. Dihet që Prishtina gjithmonë ka pasur ekip të fortë dhe pres atmosferë të mirë. Më vjen keq që Plisat nuk mund të vijnë këtu, por besoj që në fund do të fitojmë edhe pse nuk do të jetë lehtë si në ndeshjen e parë”.
I pyetur nëse këtë ndeshje e fiton Peja a do sigurohej titulli, Berisha u përgjigj: “Jo, kjo ndeshje nuk vendos asgjë, ndoshta në fund mundet me vendos pozitën e parë para play-offit, por ka edhe shumë ndeshje me ekipe të mira, kështu që në play-off do të vendoset titulli”.
Dardani ka shtuar më tej se nuk do të luante kurrë për Prishtinën vetëm në rast se bardhekaltërit do të merrnin pjesë në ndonjë ligë të fortë evropiane.
“Nuk ma merr mendja që do të luaja për Prishtinën sepse karrierën time dua ta vazhdoj diku në Evropë. Nuk është se kam diçka kundër klubit të Prishtinës ose qytetit, përkundrazi kam shumë shokë dhe shpesh vi atje, por nuk ma merr mendja që do të luajë ndonjëherë atje”.
“Do të luaja për Prishtinën vetëm në qoftë se ata marrin pjesë në ndonjë ligë të fortë evropiane e Peja jo. Këtë do ta bëjë vetëm për ta përfaqësuar Kosovën sa më mirë në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Dardan Berisha ekskluzivisht për Telegrafin. /Telegrafi/