“Dardan Berisha është zgjedhur lojtari më i mirë në pozitën e tij si dhe është zgjedhur në pesëshen e parë të kësaj lige. Blerim Mazreku është zgjedhur në pesëshen e dytë të BIBL-së”, thuhet në njoftimin e Sigal Prishtinës të postuar në faqen zyrtare në “Facebook”.
Ndërkaq, Shaptahoviq më herët është shpallur edhe asistuesi më i mirë i Ligës Ballkanike. Sigal Prishtina edcionin e saj të parë në BIBL e përfundoi në pozitën e katërt, ndërsa Peja u rendit e shtata dhe për pak nuk arriti të sigurojë pjesëmarrjen në ‘play-off’. /Tribuna/Telegrafi/