Site icon Telegrafi

Berisha dhe atasheu belg, Yves Cuvelier diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha priti sot në takim zyrtar atasheun belg të mbrojtjes, kolonelin Yves Cuvelier, me të cilin diskutoi mundësitë e bashkëpunimit bilateral në lëmin e sigurisë.

Ministri Berisha e njoftoi atasheun Yves Cuvelier  me zhvillimet e përgjithshme të FSK-së, sukseset gjatë trajnimeve dhe operacioneve të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit, përfshirë integrimin e pjesëtarëve të komuniteteve në FSK. Po ashtu, përmendi edhe  bashkëpunimin ndërkombëtar me NATO-n, KFOR-in, NALT-in, Gardën  Kombëtare të Ajovës dhe falënderoi shtetin e Belgjikës për përkrahjen e vazhdueshme në rrugëtimin e shtetit tonë.

Atasheu i Mbrojtjes, koloneli Cuvelier nga ana e tij shprehu falënderim për mikpritjen e  ministrit Berisha,  duke e përgëzuar për punën e deritanishme të tij në veçanti, si dhe për të arriturat e MFSK/FSK në përgjithësi dhe premtoi thellim të bashkëpunimit edhe në të ardhmen. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version