Site icon Telegrafi

Berisha dhe ambasadorja e Finlandës flasin për transformimin e FSK-së

Sot në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) ishte për një vizitë ambasadorja e Finlandës në Republikën e Kosovës, Pia Stjernvall e cila u prit nga ministri i MFSK-së, Rrustem Berisha dhe zëvendësministri Burim Ramadani.

“Ministri Berisha, me këtë rast, ka falënderuar ambasadoren e Finlandës, për ndihmën e pakursyer të pas luftës të dhënë në kuadër të KFOR-it, si dhe për bashkëpunimin dhe përkrahjen e Finlandës për Kosovën dhe FSK-në.

Gjatë takimit u bisedua rreth angazhimit të gjetjes së mundësive të bashkëpunimit në mes të dy ministrive, duke u angazhuar për nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi në mes të MFSK-së dhe ministrisë së Mbrojtjes së Finlandës.

Ministri Berisha gjithashtu e ka njoftuar ambasadoren Stjernvall, edhe me zhvillimet e përgjithshme të FSK-së, arritjet e saj si brenda dhe jashtë vendit, bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar, bashkëpunimin me NATO-n dhe shtetet anëtare të saj, dhe me ekipet e saj që veprojnë në kuadër të ministrisë dhe FSK-së si; NALT, (Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s)”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit, ministri Berisha e njoftoi ambasadoren edhe me zhvillimet e FSK-së, me kapacitet operacionale që aktualisht i ka FSK, trajnimet, shkollimet dhe sukseset e pjesëtarëve të FSK-së jashtë vendit. Po ashtu ai foli edhe për zhvillimin e procesit të përgatitjeve për transformimin e FSK-së, integrimin e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë në FSK-së dhe për përqindjen e përfaqësimit të gjinisë femërore.

Nga ana e saj, ambasadorja Pia Stjernvall, duke falënderuar ministrin Berisha për pritjen shprehu kënaqësinë për arritjet e FSK-së, si dhe u zotua për angazhimin gjetjeve të mundësive të rritjes se bashkëpunimit në mes të dy ministrive përkatëse, por edhe bashkëpunimin në mes të dy shteteve, duke shtuar se ky është edhe vullnet i qeverisë së Finlandës, e cila angazhohet që Kosova të jetë sa më afër anëtarësimit në Unionin Evropian. /Telegrafi/

Exit mobile version