Telegrafi

Berisha dëshiron të dëshmohet

“Po pres me padurim të luaj. Jam i çmendur pas golave. Dua vetëm të shënoj, të shënoj, të shënoj!”.

“Nuk më intereson asgjë tjetër. Kam vetëm një objektiv, të ndihmoj Arminian të arrijë rezultate sa më të mira dhe të rikthehem si protagonist. Nëse do të arrij ta gjej vazhdimisht rrugën e rrjetës, aq më mirë do të jetë për mua”, është shprehur sulmuesi kosovar.

Pas dy vitesh zhgënjimi te Burnley në Angli, ku gjatë gjithë kohës ka luajtur i huazuar në skuadra të tjera, Berisha kërkon të konfirmohet te Bielefeld, ku ka kontratë deri në vitin 2012. /tch/telegrafi/