“Vrasja e ushtarëve të ushtrisë së shkëlqyer amerikane që ka qenë përcaktuese për lirinë e shqiptarëve në Kosovë është lëndim shumë i rëndë për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë”, tha kryeministri, duke shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave dhe qeverisë së SHBA- ve.
Kryeministri Berisha bëri thirrje që “drejtësia të flasë me të gjithë rreptësinë e ligjit, ndaj këtij krimi të shëmtuar terrorist”. /Telegrafi/