Dardan Berisha ka debutuar me skuadrën e tij të re, JuveCaserta, ndaj skuadrës nga Euroleague, EA7 Armani.
Basketbollisti pejan së fundmi është transferuar te skuadra italiane, JuveCaserta.
Berisha e ka filluar si është më së miri aventurën e tij te skuadra e re.
Pejani ka luajtur për 20 minuta kundër skuadrës nga Euroleague, EA7 Armani, në ndeshjen që u luajt në kuadër të kampionatit italian.
JuveCaserta humbi me rezultat 74-78, ndërsa Berisha takimin e mbylli me tre pikë, katër kërcime dhe dy asistime. /Telegrafi/