Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka bërë thirrje qytetarëve të armatosen e të sigurojnë armë.
“I bëj thirrje të armatosen të sigurojnë armë për të mbrojtur pasuritë e tyre sepse nuk kanë asnjë siguri. Ju garantoj se opozita dhe qytetarët janë të gatshëm dhe ju të mos gjeni vrimë miu ku të futeni. Po po të armatosen. Të armatosen të gjithë qytetarët. T’u japim të drejtë të gjithë qytetarëve të armatosen, me këtë organizatë kriminale nuk ka rend e qetësi. Këta që hidhen sigurinë ia japin bandat me uniform dhe pa uniformë”, ka thënë Berisha në Kuvend. /Telegrafi/