Etrit Berisha ka bërë një pritje spektakolare ditën e sotme(shtunë).
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, po vazhdon me paraqitjet e tij superiore këtë sezon me Atalantan.
Kështu ndodhi edhe në ndeshjen e sotme që skuadra e tij po e zhvillon në ‘Stadio San Paolo’ ndaj Napolit, përcjell Telegrafi.
Gardiani i Shqipërisë ka bërë një pritje spektakolare gjatë një gjuajte të lirë të anësorit belg, Dries Mertens, duke ia mohuar një supergol.
Berisha ia hoqi mundësinë Napolit që ta barazoj rezultatin, pasi pas pjesës së parë Atalanta është në epërsi 1-0. /Telegrafi/