Telegrafi

Berisha: Bëjeni marrëveshjen

Kryeministri Berisha po ndjek me shumë interes vijimet pozitive të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel dhe mirëpret arritjen e marrëveshjes, thuhet në një komunikatë për media të Këshillit të Ministrave, transmeton Express.

Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë është një arritje e madhe jo vetëm për këto dy vende fqinj, por edhe për të gjithë rajonin. Ajo i hap rrugën proceseve të bashkëpunimit dhe integrimit rajonal dhe shpejton integrimin evropian të tyre, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/