Site icon Telegrafi

Berisha: Bashkimi i shqiptarëve në një shtet është domosdoshmëri

Ish-kryeministri dhe ish-Presidenti i Shqipërise, Sali Berisha, ka folur në lidhje me bashkimin e mundshëm të Shqipërisë dhe Kosovës.

Berisha ka deklaruar se bashkimi nuk bëhet me deklarata boshe, por duhet bërë veprime konkrete, si njohja e shtetësisë, hekurudhë etj.

“Do të bashkohesh? Ndërto hekurudhën. Do të bashkohesh? Njehëso dy shtetësinë. Do të bashkohesh. Duhet bërë hapa konkret. Hajde të bëjmë hapa të vazhdueshëm në këto drejtime dhe pastaj shohim. Bashkimi i shqiptarëve në një shtet është një gjë e domosdoshme, por duhet bërë në mirëkuptim më partnerët ndërkombëtarë”, tha Berisha.

“Albanofobia ka qenë për fqinjët tanë doktrina më raciste dhe më çnjerëzore. Ne nuk duhet të shkojmë drejt konflikteve, por drejt paqes”, ka thënë ai.

Exit mobile version