Site icon Telegrafi

Berisha asistoi në fitoren e Akhmatit, por është bërë futbollisti më i kritikuar në Rusi – nuk e respektoi ‘Fair-Play’-in

Bernard Berisha ka vazhduar me ndeshje të mira me fanellën e skuadrës ruse Akhmat Grozny.

Sulmuesi nga Kosova ka qenë në një tjetër ndeshje titullar për skuadrën e tij, e cila mori një fitore 2-1 përballë Arsenal Tula.

Reprezentuesi kosovar ka arritur të asistoj në golin e parë të Akhamtit, por ai është bërë futbollisti më i kritikuar në Rusi.

Një futbollist mysafir u lëndua në mesfushë, derisa bashkëlojtari i tij e largoi topin për në rivënie anësore, dhe deri këtu gjithçka ishte në rregull.

Por pejani vrapoi duke e zënë topin në vijë dhe duke vazhduar lojën duke mos respektuar lojtarin e lënduar.

Berisha u fut në zonë dhe asistoi për sulmuesin Konate i cili shënoi për 1-0.

Me të shënuar golin vendasit, futbollistët mysafirë protestuan ashpër në drejtim të Berishës, por edhe tek gjyqtari kryesor i cili ndëshkoi tre nga ta me kartonë të verdhë.

Edhe pas ndeshjes gjesti i reprezentuesit kosovar është kritikuar shumë në media dhe rrjetet sociale, i cili nuk respektoi një futbollist të lënduar në fushë.

Gjithsesi në fund Akhamt fitoi 2-1, derisa Berisha kishte notën më të lartë tek skuadra e tij 7,3. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version