Telegrafi

Berisha: Arbër Grabovci alternativa më e mirë për Pejën

Nënkryetari i AAK-së, njëherësh edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Ali Berisha e ka vlerësuar lartë kandidatin për kryetar të Pejës, Arbër Grabovcin.

Ai ka thënë se qytetarët e Pejës nuk mund të durojnë më arrogancën, injorimin dhe mashtrimin në këtë qytet nga qeverisja e tanishme.

Si alternativë të vetme për me pa Pejën të avancuar dhe duke ecur rrugës së drejt e sheh nën qeverisjen e Arbër Grabovcit.

“Peja dhe qytetarët e Pejës nuk e durojnë arrogancën, injorimin dhe mashtrimin. Pushtetarët e korruptuar komunal sakrifikojnë dhe i linqojnë bashkëpunëtorët, vetëm e vetëm që ta shpëtojnë vetëveten. Për mashtrimet e bëra, fajet mundohen t’ua hedhin të tjerëve. Kësaj mendësie të qeverisjës po i vije fundi. Qytetarët e Pejës po e formësojnë alternativen. Prof. Arbër Grabovci do të jetë alternativa”, ka shkruar Berisha në Facebook.