Site icon Telegrafi

Berisha: Arben Frroku është kapur në Holandë

Albania's Prime Minister and leader of the Democratic Party Sali Berisha delivers a speech during a pre-election rally in the centre of Tirana, June 21, 2013. REUTERS/Arben Celi

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri një deklaratë mjaft të fortë mbrëmjen e kësaj të marte nga emisioni “Studio e Hapur” që transmetohej në News 24.

Deputeti demokrat tha se Arben Frroku, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, është arrestuar në Holandë.

Berisha nuk dha detaje se nga e ka marrë këtë informacion, por i bëri thirrje kryeprokurorit Adriatik Llalla që të lidhë kontakte me homologët e tij holandezë për të zbardhur të vërtetën.

Arben Frroku është vëllai i ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Mark Frroku, i cili ndodhet në qeli pasi akuzohet për vrasjen e një shqiptari në Belgjikë në vitin 1999.

Arben Frroku është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit me burg të përjetshëm për vrasjen e ish-shefit të komisariatit në Kombinat, Dritan Lamaj, ngjarje kjo e ndodhur në shkurt të 2013-ës.

Berisha tha se Frroku është ndaluar nga autoritetet në Holandë, mirëpo Ministria e Brendshme nuk çon të dhënat për ta konfirmuar këtë.

“Arben Frroku është ndaluar në Holandë, por Saje Qorri nuk çon të dhënat atje që ta arrestojnë dhe ta ekstradojnë, njësoj sikurse bëri kur e ndaluan në Kroaci që u çoi të dhëna se ishte në rregull”, tha Berisha.

Exit mobile version