Site icon Telegrafi

Berisha: Aktakuza kundër Limajt, pjellë e Serbisë

Aktakuza për krime lufte e ngritur për kryetarin e Nismës Fatmir Limaj ka nxitur reagimin e bashkëpartiakëve të tij.

Zafir Berisha tha se ky rast nuk duhet të merret si rast i huaj, sepse të gjithëve mundet t’u vijë rendi sikurse me rastin e Fatmir Limajt.

“Çdo luftëtar i UÇK-së mundet me u dënu edhe me një ëndërr të një shizofreni. Kjo aktakuzë është në fazën e pjellave të Serbisë që u bëhet luftëtarëve të UÇK-së dhe nëse nuk kemi qëndrim të qartë ne kemi me pas probleme të tilla”, tha Berisha.

Exit mobile version