Telegrafi

Berisha: Agjenci e re për investimet e huaja

Berisha tha agjencia e re për investimet e huaja do të krijohet brenda 10 ditëve të ardhshme, do të kryesohet nga vetë kryeministri dhe do të ketë në përbërje disa ministria dhe përfaqësues të biznesit privat.

"Po shqyrtohen të gjitha procedurat në mënyrë që tu lehtësojmë sa më shumë barrën burokratike. Për sa i përket barrës fiskale, keni këtu barrën fiskale më të ulët në Evropë", tha zoti Berisha i cili foli në një forum të Dhomës Italiane të Tregtisë.

Kryeministri tha se Shqipëria ka një vërshim turistik ndërkohë që është e angazhuar që sa më shpejt që të jetë e mundur, ujërat e ndotura të mos derdhen në detrat dhe liqeje e vendit. "Kjo nismë është shumë ambicioze por plotësisht e mundur, u jemi mirënjohës donatorëve për ndihmën e çmuar", tha kryeministriBerisha, duke shtuar se qeveria është e gatshme të japë fonde buxhetore për të shmangur ndotjen dhe që ujërat shqiptare të jenë ujërat më të pastra.

"Heqja e vizave është një akt madhor besimi dhe së bashku me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO janë dy pasaportat më të shkëlqyera të besimit ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve", tha ai. /Telegrafi/