Site icon Telegrafi

Berisha afër Shkëndijës

“Tregu i futbollit kosovar është interesant për ne. Pas Astrit Fazliut, ne jemi duke biseduar edhe me një futbollist tjetër të Superligës. Do të takohemi të enjten me këtë lojtar dhe besoj që zyrtarët e Shkëndijës do të mbyllin marrëveshjen me të. Momentalisht nuk mund të them emrin e futbollistit apo klubit ku luan, pasi që nuk është në kompetencën time”, deklaroi ai për Arenën.

Në anën tjetër, Arena ka provuar të marrë një prononcim edhe nga futbollisti Drilon Berisha, por ky i fundit nuk lajmërohej në telefon. Lojtari ka kontratë edhe dy vjet me Prishtinën, por në një prononcim të mëhershëm kishte thënë se ka marrëveshje me klubin që mos ta pengojë për ndonjë kalim jashtë vendit. Ai gjatë verës kërkohej edhe nga Partizani i Tiranës, kurse në ditët e fundit, Vllaznia e Shkodrës kërkonte shërbimet e tij. Berisha krahas pozitës së mbrojtësit të majtë, mund të luajë edhe në pozita tjera si mesfushor i krahut të djathtë apo të majtë. Më parë ai ka bërë karrierë te Hysi e Hajvalia.

Të kujtojmë që nëse Berisha kompleton me sukses transferimin te Shkëndija, ai do të ishte kosovari i dytë që i bashkohet Shkëndijës brenda kësaj jave. Kjo për shkak se të hënën, për klubin tetovar nënshkroi edhe sulmuesi më i mirë i Superligës në stinorin vjeshtor, Astrit Fazliu.

Abazi mund të bëhet ndihmëstrajner

Shkëndija nuk e ka ndërmend që të ‘peshkojë’ vetëm futbollistë në Kosovë. Shtabit teknik të skuadrës ‘kuqezi’ mund t’i bashkohet tekniku ferizajas, Arsim Abazi, pasi që ky i fundit pritet të bëhet ndihmëstrajner. Në një prononcim për gazetën, Abazi tha që momentalisht s’ka ndonjë marrëveshje, por nuk e hodhi poshtë një mundësi të tillë. “Deri sot nuk kemi arritur ndonjë akord. Megjithatë, kjo s’do të thotë që një gjë e tillë nuk mund të ndodhë në të ardhmen. Unë jam i hapur”, tha shkurtimisht ai. Ndryshe, Abazi këtë sezon ishte i angazhuar te një skuadër kosovare. Ai drejtoi për disa javë drejtoi mitrovicasit e Trepçës ’89. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version