Telegrafi

Berisha: Më 20 Shkurt t’i japim tiranit atë që meriton

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e mbajtur në protestën e pasdites se sotme ftoi të gjithë fermerët që me mjetet e tyre t’i bashkohen protestës së 20 Shkurtit në Tiranë.

Sipas tij, protesta e thirrur do t’i japë atë që meriton tiranisë së hajdutëve qeveritarëve.

Ai theksoi se drejtësia në Shqipëri jo vetëm nuk ekziston, por në mënyrën më tragjike serviret si model, si suksesi i sukseseve.

“Ndaj dhe thirrja juaj, o sot o kurrë, të marrim në dorë fatin tonë, është për çdo shqiptar. Thirrja është për çdo shqiptar që kërkon që taksat tij t’i rikthehen në rroga, shërbime, pensione, rrugë, shkolla. Për çdo shqiptar që kërkon që me votën e tij të ndryshoj qeverinë që nuk do. Mos të harrojmë se kurrë nuk duhet të presim nga njeri që do vij nga jashtë dhe të na garantojë të drejtën e votës, kurrë nuk duhet të presim se do vijnë të kapin për zverku qeveritarët tanë hajdutë. Jemi ne që kemi detyrën ti japim duart njëherë e përgjithmonë këtij regjimi.

O sot o kurrë, u drejtohet mbarë të rinjve shqiptarë të cilët të injoruar në mënyrë armiqësore nga regjimi të cilët më qëllim bëhet gjithçka që të largohen nga Shqipëria, kjo është për secilin prej tyre për tu bashkuar me ne dhe për të rikthyer Shqipërinë në rrugën e fitores dhe zhvillimit.

Kam një thirrje miqësore për të gjithë fermerët e Shqipërisë. I përgëzoj për protestën që bënë sot. I garantoj se PD çdo kërkesë të tyre, të gjitha kërkesat e tyre, qoftë për barazinë e taksave, qoftë për TVSH-në e inputeve, qoftë për naftën, subvencionin për prodhimet, të gjitha do bëhen realitet.
Por mbushni rrugët me të gjitha mjetet tuaja bujqësore, mbushni sheshet, ejani në Tiranë me 20 shkurt, t’i japim tiranisë së hajnave atë që meritojnë.

Demokrate dhe demokratë, këto ditë përsëri theksoj se ju bëtë mrekullinë, bashkimin e demokratëve.

Kjo frymë bashkimi vendimtare për fitoren tonë, t’u frymëzojë ju kudo që jeni, të ngriheni në këtë betejë, e cila ka për fat fitoren, fitoren, fitoren!
Dhe së fundmi, një mesazh nga Rruga e Shpresës, rruga e dritës, rruga e fitores, Surrelit në errësirë”, u shpreh Berisha.