Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga “çadra e lirisë” se në protestën e 13 majit të Partisë Demokratike, “në Tiranë do të vërshojë e mbarë Shqipëria”.
“Më 13 maj, në Tiranë do të vërshojë e mbarë Shqipëria. Shqiptarët do të vërshojnë sepse u vodhe pasurinë”, tha Berisha.
Deputeti demokrat shprehu “mirënjohje të madhe për Kavajën, që e bëri Edi Ramën të dorëzohet”.
“Kjo fitore e jashtëzakonshme e çadrës së lirisë, frymëzim për mbarë shqiptarët”, deklaroi Berisha. /Telegrafi/