Site icon Telegrafi

Beriana Mustafa: Nëse Gjykata Speciale nuk gjen vrasësin e babait, atëherë humb shpresa për drejtësi

Beriana Mustafa, vajza e Xhemajl Mustafës, i cili ishte këshilltari i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, i ka hedhur sytë kah Gjykata Speciale e Hagës pasi ajo vetëm tek kjo gjykatë shpreson se do të zbardhet fati i vrasjes së babait të saj.

Vajza e këshilltarit të presidentit Rugova, thotë se nëse edhe Gjykata Speciale dështon ta zbardhë këtë rast do të heqë dorë nga kjo pritje e gjatë e saj.

“Nëse, gjykata dështon të zbardhë këtë rast, unë do të mbyllë këtë kapitull pa pritur më gjatë”, tha Beriana Mustafa, për AFP, transmeton Insejderi.com.

Më 23 nëntor të vitit 2000, Xhemajl Mustafa, ish-bashkëpunëtor i ngushtë i ish-liderit të atëhershëm të Kosovë, Ibrahim Rugova ishte qëlluar për vdekje në shkallët e apartamentit ku ai jetonte. Ai ishte politikan i shquar në Kosovë, dhe drejtonte Qendrën Kosovare të Informimit.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë pohuar se Mustafa kishte marrë plagë të rënda në kokë, prej të cilave edhe u shkaktua vdekja e tij.

Xhemajl Mustafa, ishte këshilltar i ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova dhe një kundërshtar politik i UÇK-së, u vra në hyrje të banesës së tij në vitin 2000.

Exit mobile version