Në pamjet e publikuara nga Departamenti i Policisë së New York-ut, një burrë ecën deri në pjesën e prapme të kamionit, merr kovën, dhe “zhduket” në mes të ditës.
Në fillim, ai është duke lëvizur pranë kamionit, por kur e sheh se një kovë në kamion kishte mbetur e pambikëqyrur, ndalon dhe e merr atë, përcjell Telegrafi.
Siç shkruajnë mediat e huaja, nuk bëhet fjalë për ndonjë vjedhje dosido, por për vjedhjen e një kove alumini, në të cilën gjendeshin ar në vlerë prej 1,6 milionë dollarësh, vjedhje e realizuar në Manhatan.
Videoja gjithashtu tregon dy burra duke biseduar aty afër, derisa i dyshuari largohet me arin brenda kovës.
Policia e New Yorkut është në kërkim të hajnit. Ai përshkruhet si një burrë hispanik, rreth 50-60 vjeç. /Telegrafi/