Site icon Telegrafi

Bëri transplant veshke, merr kancerin e fazës së fundit nga donatorja

Një grua është diagnostikuar me kancer të fazës së fundit pasi iu nënshtrua një transplanti veshke.

Pauline Hunt mendonte se ky transplant do ti jepte mundësinë për të jetuar akoma më shumë, por në fakt po i jep fund jetës së saj.

Ajo u diagnostikua me kancer të nyjave limfatike, pasi iu nënshtrua operacioni vitin e kaluar.

Një pacient tjetër në Newcastle vdiq nga kanceri pasi bëri transplant të mëlçisë të marrë nga e njëjta donatore.

Pasi Hunt mori ilaçe për të parandaluar refuzimin e veshkës, kanceri agresiv iu përhap me shpejtësi në gjithë trupin.

49-vjeçarja tha se ky shans për një jetë të re, papritmas u shndërrua në një ‘dënim me vdekje’.

Ajo duhej t’i nënshtrohej një operacioni emergjent për të hequr veshkën e re nga trupi i saj.

Por ishte shumë vonë për Pauline, nga Skocia, e cila thotë se nuk e di sesa kohë duhet të jetojë.

Donatorja, një grua 56-vjeçare, vdiq në spital pasi mjekët nuk arritën të ndalonin një mpiksje gjaku në trurin e saj. /oranews/

 

Exit mobile version