Zion Harvey është një vogëlush i cili ka hyrë në historinë botërore të mjekësisë, pasi ishte i pari fëmijë i cili ka kryer transplantin e të dyja duarve.
Proceduara mjekësore mbi 10-vjeçarin, është kryer kur ai ishte në moshën 8-vjeçare, ndërkohë që mjekët të cilët kryen transplantin shprehen se janë të mahnitur dhe krenarë për progresin e vogëlushit.
Zion tashmë mund të shkruaj, të vishet vet, si dhe të luaj sporte të ndryshme.
Edhe pse duart të cilat ju transplantuar vogëlushit ishin të një trupi tjetër, përcjell Shqiptarja, testet mjekësore tregojnë se truri i 10-vjeçarit i ka pranuar ato si të vetat.
Doktor Sandra Amaral, një pjesëtare e ekipit të mjekëve të cilët po merren me trajtimin e Zion, shprehet për BBC se vogëlushi vazhdon të bëjë progres të madh.
“Tashmë ai është në gjendje të luaj bejzboll dhe mund të shkruaj emrin e tij shumë mirë. Ndjeshmëria në duart e tij sa vjen e rritet. Është diçka e mahnitshme. Zio tashmë mund të përkëdheli faqet e nënës së tij dhe ta ndiej atë”, shprehet Sanda Amaral.
Zion Harvey erdhi në jetë me të dyja duart, por në moshën dy vjeçare, mjekët ju desh t’ia prisnin për shkak të një infeksioni i cili po kërcënonte jetën e vogëlushit.
“Kur isha 2-vjeç, mjekët më prenë duart pasi isha i sëmurë”, shprehet 10- vjeçari.
Në moshën 4- vjeçare, ai kreu edhe një transplant veshke, pas dy vitesh në dializë, ndërsa për transplantin e duarve Zion ju desh të priste edhe katër vite të tjerë.
“Unë dua të shkruaj një letër për prindërit që më dhuruan duart e djalit të tyre sepse ata nuk ishin të detyruar ta bënin këtë gjë nëse s’do e donin. Vazhdoj të jem fëmija pa duar që njihnin të gjithë”, shprehet ai për BBC.