Një baba i paemëruar nga Kina, i ka prekur zemrat e të gjithëve pasi e ka bërë në gjoks një tatuazh, që ngjanë me shenjën të cilin e ka i biri tij pas operimit.
Vogëlushi dyvjeçar, është dashur t’i nënshtrohet një operacioni në zemër, meqenëse kishte probleme të shumta, transmeton Telegrafi.
Pasi ndërhyrja është kryer me sukses, atij i ka mbetur shenja e prerjes për të cilën e kanë tallur shokët.
Pasi ankohej pandërprerë për ‘shenjën e shëmtuar’, babai ka vendosur ta bëjë një tatuazh, në mënyrë që ta mbështesë fëmijën e tij që po vuan nga ngacmimet.
Fotografitë e burrit nga Chengdu, kanë bërë gjiro në rrjetet sociale kineze duke marrë komente pozitive dhe shumë pëlqime. /Telegrafi/