Site icon Telegrafi

Bëri tatuazh në syrin e djathtë, filluan t’i rrjedhin lotët ngjyrë vjollcë – për shkak të këtij veprimi rrezikon të humb shikimin (Foto, +16)

Kjo vajzë e ka lejuar të dashurin e saj që t’i bëj tatuazh në sy, por duket se diçka shkoi keq.

Në një moment asaj filluan t’i rrjedhin në fytyrë lotët ngjyrë vjollcë, si rezultat i punës së keqe, transmeton Telegrafi.

Modelja Catt Gallinger ndoshta do ta humb plotësisht shikimin, për shkak të tatuazhit në sy që nuk është kryer në mënyrë joprofesionale.

Ajo tani u ka treguar të gjithëve në Instagram se i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, por nëse ky operacion nuk ka sukses mund të humb shikimin përgjithmonë.

Ajo është penduar për tatuazhin në sy, dhe kështu ka paralajmëruar të tjerët që të jenë më të kujdesshëm kur zgjedhin “artistin e tatuazheve”.

“Tani jam në duar të profesionistëve, por nëse edhe këta nuk arrijnë të bëjnë diçka, mund të humb shikimin përgjithmonë. Nuk jam duke e ndarë me ju këtë përvojë që t’jua fus frikën, por t’ju paralajmërojë që tatuazhet t’i bëni te profesionistët”, ka shtuar Gallinger. /Telegrafi/

Exit mobile version