Simboli i shqiponjës dykrenare i Eleni Foureiras, duket se ka irrituar mediat greke.
Gjesti i këngëtares me origjinë shqiptare ka bërë jehonë në të gjithë mediat e vendit fqinj.
Veprimi i Eleni Foureira, e cila do të përfaqësojë Qipron në “Eurovision”, pritet të diskutohet dhe të ngjallë reagime, shkruajnë mediat greke.
Disa prej tyre shkuan edhe më tej, që gjestin e një simboli kombëtar, e hiperbolizuan.
I tillë është rasti i televizionit “Star”, që në faqen e tij në internet shkruan se Eleni Foureira dhe këngëtari shqiptar Eugent Bushpepa bënë simbolin e “Shqipërisë së Madhe”, duke e lidhur me nacioanlistët dhe UÇK-në.
Ndërkohë, përdorues të rrjeteve sociale në Greqi, simbolin e shqiponjës dykrenare të Elenit e kanë konsideruar provokim.
Na ndajnë pak ditë nga “Eurovizioni” që zhvillohet në Portugali dhe dy këngëtarët shqiptarë Bushpepa dhe Foureira, që njëri përfaqëson Shqipërinë e tjetri Qipron, janë takuar dhe kanë përshëndetur me simbolin e shqiponjës. /tvklan.al