Telegrafi

Bëri shaka se do të kërcente mbi barrierat e kanionit Bryce në Utah, burri rrëshqet dhe gati bie brenda humnerës

Një kaskader shakaxhi kërceu mbi një barrierë në Bryce Canyon dhe gati rrëshqiti nga një shkëmb.

Ky moment tronditës u kap në një video, e cila u postua në platformën Reddit pasditen e së mërkurës.

Videoja e shfaq një burrë të pa identifikuar duke vrapuar dhe duke kërcyer mbi parmakët mbrojtës përpara se të ulej me këmbë dhe pastaj duke rrëshqitur në një shpat të pjerrët vetëm disa centimetra larg skajit, raporton Daily Mail, transmeton Telegrafi.

Postimi u bë shpejt viral, duke marrë qindra komente që kritikonin veprimet e rrezikshme të kaskaderit.

“Unë po qëndroja në të njëjtën vend rreth një muaj më parë. Ajo humnerë ka një thellësi prej 243 metrave”, ka shkruar një komentues i Reddit nën video.

Postimi u bë viral së fundmi, por se disa raportime të mëhershme tregojnë se ngjarja në fjalë kishte ndodhur në vitin 2022. /Telegrafi/