Site icon Telegrafi

Bëri “selfie” me të panjohurin që flinte në dhomën e saj (Foto)

Rym B. nuk ka bërë aspak panik, por e ka telefonuar Policinë, derisa e ka lënë të panjohurin të fle i qetë.

Në fillim ajo ka menduar se ai kishte hyrë për të vjedhur, e më pas ka fjetur nga lodhja, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, ai i ka deklaruar Policisë në Dubai se ai ishte i dehur dhe shumë i lodhur, andaj me të gjetur derën hapur ka hyrë dhe ka fjetur.

Megjithëse biznismenja Rym nuk do të ngre padi, ai mund të dënohet nga rregullat strikte në vend, që e ndalojnë alkoolin dhe hyrjen në shtëpi të personit të gjinisë tjetër. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version