Telegrafi

I bëri partnerit të ri dhuratë ‘Ferrari’ për ditëlindje – Dafina Zeqiri dikur DJ Geek-ut i bleu motoçikletë ‘Vespa’

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, këto ditë mori vëmendje të madhe në media për shkak të dhuratës që ia bëri të dashurit për ditëlindje.

Ajo ia bleu një ‘Ferrari’ partnerit të saj të ri, Kreshnik Gjergjit, me rastin e përvjetorit të lindjes.

Kjo bëri bujë të madhe e po ashtu u përfol, shumë nga të cilët e përgëzuan artisten për këtë veprim.

Foto: Screenshot/Instagram

Megjithatë, u rikthye në vëmendje dhurata që këngëtarja ia kishte bërë ish-të dashurit të saj, DJ Geek.

Në ditëlindjen e tij të 30-të, para dy viteve, ajo ia kishte blerë një motoçikletë të markës ‘Vespa’.

Foto: Screenshot/Instagram

Sidoqoftë, Dafina dhe Kreshniku pritet që të martohen shumë shpejt, ku edhe kanë filluar me përgatitjet.

Ceremonia do të zhvillohet me familjen dhe miqtë e tyre të ngushtë. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram