Site icon Telegrafi

Bëri një pauzë nga mbrëmjet muzikore, Enca po shijon pushimet në një resort luksoz

Ajo kishte bërë një tërheqje nga rrjetet sociale për të qenë më në paqe me veten e po ashtu theksoi se prioritet për të është shëndeti mendor.

Bëhet fjala për këngëtaren Enca Haxhia, e cila javë më parë u distancua nga Instagrami.

Krahas kësaj, 25 vjeçarja sivjet ka bërë një pauzë edhe nga koncertet e mbrëmjet e ndryshme.

Enca Haxhia (Foto: Instagram)

E njëjta në një postim të bërë javë më parë u kërkoi falje fansave me shpresën që do të takohen vitin tjetër.

Lexo po ashtu Enca tregon arsyen e distancimit nga rrjetet sociale: Prioritet duhet të jetë gjithmonë shëndeti mendor, emocional dhe shpirtëror

Sidoqoftë, Enca po shijon në masë të madhe këtë periudhë vere dhe momentalisht është duke shijuar pushimet në një resort luksoz.

Enca (Foto: Instagram)

Këtë e ka bërë të ditur përmes disa pamjeve që ka ndarë me fansat në InstaStory.

I fundit projekt nga Enca mbetet “Suavele” që ka mbledhur tani mbi një milion klikime në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version