Një deklaratë e aktorit të njohur shqiptar, Enver Petrovci, bëri bujë të madhe gjatë këtyre ditëve në mediat shqiptare.
Ai ka përdorur gjuhë nënçmuese ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe thotë se erdhën rastësisht, duke theksuar: “Pa luftë këta askush s’kishin qenë, mësues e badigarda”.
Ndërkohë që bëri një koment të tillë, Petrovci lartësoi kryeministrin Albin Kurti.
Ky koment duket se nuk i ka pëlqyer reperit Gold AG, i cili reagoi me një shkrim në Facebook.
“Sa për Enver Petrovcin hala Dragani i zi kish patrullu te Santea e te Kurrizi”, tha ai.
Artisti nga Presheva tutje shtoi: “Gjithmonë kam menduar që e luan mirë rolin e armikut, ama ti përnime nuk po aktrojshe”.
Deklaratat e aktorit u shpërndanë gjithandej dhe mori kritika të shumta në rrjete sociale për mënyrën se si u shpreh. /Telegrafi/