Site icon Telegrafi

Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

Kylian Mbappe për pak sa nuk pësoi lëndim të rëndëd në humbje 1-0 të Real Madridit përballë Espanyolit.

Sulmuesi francez mori një goditje të tmerrshme nga Carlos Romero i Espanyolit.

Gjyqtari nuk i dha karton të kuq Romeros, i cili vazhdoi të shënonte golin e vetëm të ndeshjes.

Pas ndeshjes, Romero deklaroi: “E dija që ishte e pamundur të ndaloja vrapimin e Kylian, e ndalova sa më mirë, ishte pak e shëmtuar”.

Lexo po ashtu Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

“Nuk më pëlqeu dhe i kërkova falje”, shtoi mbrojtësi.

Real Madridi u mund përfundimisht 1-0 nga Espanyol i cili renditet i 17-ti në La Liga. /Telegrafi/

 

Exit mobile version