Telegrafi

Bëri hundën, habit Venera Lumani: Më pengonte kur puthja Lindin

E bërë e njohur nga “The Voice of Albania”, Venera Lumani është kthyer në një nga këngëtaret më të pëlqyera dhe shumë të komentuara, sidomos historia e saj e dashurisë me Lind Islamin.

Çifti ishin të ftuar në emisionin radiofonik “You & me” në NRG Radio ku kanë treguar si ndodhi puthja e parë mes tyre.

Lindi zbuloi se janë puthur nga liqeni, ndërsa Venera e nisi historinë nga fillimi.

“Ishte ndër herët e para që une po vija dhe po rrija në Tirane, dhe ne në Shkup zakonisht bëjmë këtë gjë: takohemi me shoqërinë në park, pimë, hamë dhe pastaj ikim në klub. Pas klubit kur na hahet prapë, blejmë për të ngrënë dhe shkojmë përsëri në park, dhe unë thosha: ku ka një park ku rrinë të rinjte dhe faktikisht na erdhi vetëm liqeni në mendje. Pastaj i mora vesh këto historitë e liqenit”, tregoi ajo.

Venera u shpreh se puthja mes saj dhe Lindit erdhi natyrshëm, por diçka i pengonte. “Me hundën kemi pasur probleme…deri në momentin kur bëra operacionin”, tregoi duke qeshur këngëtarja.

Dyshja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat pritet t’i sjellin gjatë muajve në vijim.