Site icon Telegrafi

Bëri grimasën më qesharake dhe u rrëzua pa ndjenja

Anna bëri grimasa katër minuta rresht. Në kohën kur u shpallën fituesit Annës i kishte rënë të fikët. E fitoi titullin e më qesharakes, ndërsa mjekët e dërguan në spital. Tommy Mattison, i cili fitoi në kategorinë e meshkujve për herë të 12-të tha se e gjeti gruan të rrëzuar pa ndjenja në dysheme.

“Dola jashtë të marrë pak ajër të pastër. Kur pashë Annën pa ndjenja të shtrirë në dysheme kështu që vrapova për ndihmë. Gara mund të jetë nganjëherë shumë e lodhshme, ndërsa temperatura në sallë është shumë e lartë”, thotë Tommy.

Organizatori i garës Callum Scott tha se Annën e mbajtën në spital për një natë. “Mendoj se ka qenë pak si tepër emocione për të, ndërsa edhe salla ishte plot”, tha organizatori. Çmimin e Annës e mori një anëtar i familjes së saj. /Telegrafi/

Exit mobile version