Site icon Telegrafi

Bëri gjest të pahijshëm drejt tifozëve kundërshtarë – Emir Sahiti gjobitet me 8 mijë euro

Gjykata sportive e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) ka vendosur ta dënojë me 8 mijë euro sulmuesin anësor e të Hamburgut, Emir Sahiti.

Ky ndëshkim i është dhënë futbollistit 26-vjeçar për një veprim të pahijshëm që ai kreu ndaj tifozëve gjatë ndeshjes kundër Regensburgut.

Federata Gjermane e Futbollit e bëri publik vendimin e martën, pasi Sahiti u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen që përfundoi 1-1 mes Hamburgut dhe Regensburgut.

Reprezentuesi i Kosovës fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 74-të. Dy minuta më vonë, ai mori një karton të dytë të verdhë dhe u përjashtua nga fusha pasi protestoi ndaj vendimeve të gjyqtarit.

Sahiti ka pranuar gjobën e vendosur nga DFB-ja. Veprimi i tij erdhi si reaksion ndaj provokimeve nga tifozët e skuadrës kundërshtare./Telegrafi/

Exit mobile version